Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar sot në Bujanoc.
Nga atje ka folur për kërkesën e shqiptarëve në Serbi që të kenë një Asociacion të tillë sikurse që e kërkojnë serbët në Kosovë.
“Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi është marrëzi, jo reciprocitet. Këto janë marrëzi sa nuk kam fjalë dhe këtë e them këtu, para shqiptarëve”, raportohet të ketë thënë Vuçiq.
Ndërkohë ka shprehur një ankesë për drejtuesit e komunave shqiptare.
“Nuk kam problem me askënd, të gjithë njerëzit janë të rëndësishëm për mua, por e kam problem që dikur ka qenë 60:40, befas kalon në 85:15 për sa i përket investimeve. Dhe tani që komuna investon kaq shumë në komunitetet shqiptare, ne “do të investojmë më shumë në fabrikat serbe”.
“Do të ndërtojmë fabrika dhe në ato fabrika do të punojnë të gjithë – serbët, shqiptarët dhe romët. Koha e urrejtjes ka mbaruar, është koha të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku”, tha Vuçiq.