Site icon PrishtinaPress

“Asnjëri prej vendeve kryesore të BE-së nuk e kundërshton liberalizimin”

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, ka bërë me dije se deri më tani asnjëri prej vendeve kryesore të Bashkimit Evropian nuk është pozicionuar kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se disa prej këtyre vendeve kanë shprehur vetëm disa dilema në lidhje me këtë proces.

Megjithatë, Çelaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar me këto vende për t’ua larguar çdo hamendje. Ai ka shprehur optimizëm se vendimmarrja e BE-së për këtë çështje të ndodhë brenda këtij viti.

Zëvendësministri Çelaj ka thënë se Kosova i ka kryer obligimet sa i përket plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave.

Exit mobile version