Site icon PrishtinaPress

Asnjë vdekje dhe 14 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus.

Ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 26 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 497.

Njoftimi i plotë:

14 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.824.150 doza të vaksinës.

eri më sot 821.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.750 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 883 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.168.

Në total numri i rasteve aktive është 497.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Exit mobile version