4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Asnjë nxënës i Prishtinës nuk do e bart më çantën e rëndë në shpinë

Komuna e Prishtinës ka filluar vendosjen e dollapëve në shkollat e kryeqytetit. Realizimi i një projekti të tillë, pritet që të realizohet në tërësi brenda katër vjetësh.

Drejtues të Komunës së Prishtinës kanë thënë për Radio Kosovën se ka filluar furnizimi me dollap në shkollat më të mëdha të Prishtinës për nxënësit e klasave 1 deri në 5 dhe se është shpallur tenderi i ri për furnizimin e të gjitha shkollave e cila do të bëhet nëpër faza.

Nxënësit në Kosovë vazhdojnë të përballen me problemin e peshës së rëndë të çantave. Lea Sefedini, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, i tha Radio Kosovës se për shkak të peshës së rëndë të çantës, që detyrohet ta bartë çdo ditë, ka filluar të këtë dhimbje të shpinës.

“Ne i kemi gjashtë orë dhe secila lëndë i ka nga dy libra e nga dy fletore. Çantën e kam shumë të rëndë edhe për shkak se kemi mjete të tjera. Vazhdimisht kam dhimbje të shpinës e qafës”, ka thënë Sefedini, RTK.

E, për ta përmirësuar këtë gjendje, Komuna e Prishtinës ka filluar vendosjen e dollapëve disa shkolla në kryeqytet, ku nxënësit do të kenë mundësi t`i lënë librat dhe çantat e tyre. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën tha se ky projekt ka filluar në shkollat me të mëdha në kryeqytet dhe brenda mandatit do të pajisen me dollapë të gjitha shkollat e kryeqytetit

“Kemi filluar me furnizimin në shkollat më të mëdha të Prishtinës siç janë SHMU “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemajli”, “Naim Frashri”. Pra, kemi investuar në dollapë më kualitativ me çmim më të lartë, për dallim nga furnizimet e më hershme, prandaj mundësitë buxhetore nuk po na lejojnë t’i furnizojmë të gjitha shkollat përnjëherë për nxënësit e klasave 1 deri në 5. Për këtë arsye, ne tashmë e kemi shpallur tenderin e ri për pjesën tjetër të qytetit dhe furnizimi i shkollave do të vazhdojë nëpër faza ku brenda mandatit do të përfshihen për furnizim me dollapë të gjitha shkollat e Kryeqytetit”, ka thënë Musmurati.

Se vendosja e dollapëve është e domosdoshme, e tregon edhe një publikim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila thotë se ngarkesa që një fëmijë duhet të mbajë mbi supe nuk duhet të kalojë 10% të peshës trupore të tyre. Sipas OBSH-së, pesha e tepërt sjell probleme në zhvillimin fizik të fëmijës dhe shkakton probleme në shtyllën kurrizore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img