2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Asnjë kompani nuk interesohet ta riparojë veturën e ish-presidentit Rugova, anulohet tenderi

Ndonëse Presidenca inicioi procedurë për të riparuar veturën historike “Choverlet”, të ish-presidentit Rugova, asnjë kompani nuk u interesua të riparojë atë.

Më 8 dhjetor të vitit që shkoi, Presidenca kishte iniciuar tender me qëllim të riparimit dhe përgatitjes teknike të automjetit historik “Choverlet” për aktivitete cermoniale.

Për servisimin e këtij automjeti Presidenca kishte parashikuar të nënshkruante kontratë në vlerë deri 9,900 euro.

Për tenderin me titull “Riparimi dhe përgaditja teknike e automjetit historik Chevrolet për aktivitete ceremoniale të aktivitetit të prokurimit për arsyes që nuk ka oferta”- koutimi i çmimit ishte lloji i procedurës së prokurimit i përdorur në këtë aktivitet, ndërsa si kriter ishte vendosur çmimi më i ulët.

Mirëpo ky tender u anulu, sipas njoftimit, Presidenca në cilësinë e autoritetit kontraktues kishte vendosur të anuloj këtë tender në mungesë të ofertave.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës anulon aktivitetin e prokurimit ‘Riparimi dhe përgaditja teknike e automjetit historik Chevrolet për aktivitete ceremoniale të aktivitetit të prokurimit për arsyes që nuk ka oferta”- njofton Presidenca.

Ndryshe, në homazhe para varrit të ish-presidentit Rugova më 23 maj 2020, Vjosa Osmani në cilësinë e kryetares së Kuvendit të Kosovës, atëherë kishte thënë se veturat e ish-presidentit Rugova do të ruhet nën mbrojtjen shtetërore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img