Me gjithë faktin se është paraparë që në vjeshtën e këtij viti të mbahen zgjedhjet lokale, në Komunën e Skenderajt asnjë parti nuk ka caktuar ende kandidatin e saj që do të garojë për kryetar të kësaj komune.
Kjo pasi që sipas zyrtarëve të të gjitha partive me seli në Skenderaj, është ende herët për të zgjedhur kandidatët.
Rafet Rama deputet i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit nënkryetar i PDK-së dega në Skenderaj, tha për “Gazeta Blic” se partia e tij ende nuk ka vendosur se me kë do të garojë në zgjedhjet e sivjemte.
“PDK-ja ende s’ka caktuar kandidatij e saj për kryetar të Komunës së Skenderajt“, tha ai.
I pyetur se kur do të zgjedh kandidatin e saj kjo parti, Rama tha se një gjë e tillë do të ndodh së shpejti, pa dhënë ndonjë detaj më tepër.Kandidatë për kryetar të Skenderajt, nuk ka zgjedhur ende as LDK-ja.
Një gjë të tillë e bëri të ditur për “Gazeta Blic” Isa Fejzullahu, kryetar i degës së kësaj partie në Skenderaj.
Sipas Fejzullahut, dega e LDK-së në këtë komunë është duke u konsultuar me qendrën kësaj partie në mënyrë që të caktohet një kandidatë i cili siç thotë ky kryetar dege “do të përfaqësonte interesant e gjera të popullatës.
”“Jemi në konsulutime me sturkturat e degës dhe qendrën për zgjedhjen e një kandidati i cili do të përfaqëson interesat e gjera të popullatës së kësaj ane pa dallim politike dhe një intelektual i cili do të ja kthejë imazhin pozitiv Drenicës. Kur them ineteresat e gjerë mendoj në atë se kandidati ynë nuk do të lejojë që pushteti lokal t’i ndajë vetëm 40 mijë euro për shëndetësi që i bie 0.67 cent në vit për kok banori“, tha FejzullahuI pyetur se kush mund të jetë ky kandidat dhe se kur do të zgjidhet ai, Fejzullahu refuzoi të flasë për këtë gjë duke thënë se “është ende herët të fliet për një gjë të tillë.
”As AAK-ja e Ramush Haradinajt, i cili ndodhet nën masen e lirimit me kusht në Francë, nuk ka caktuar kandidatin e saj për kryetar të kësaj komune. Lajmin e ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” Qazim Xani, kryetari i degës së AAK-së në Skenderaj dhe njëherit ish-kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e vitit 2013.“Po presim deri sa të kthehet kryetari, atëherë e zgjedhim kandidatin“, tha Xani.
I pyetur nëse mendon të kandidojë përsëri për kryetar të kësaj komune, ai mohoi një gjë të tillë duke thënë se “nuk e besoj se do të kandidojë sërish.”Kandidatë për kryetar të Skenderajt, nuk ka caktuar as Lëvizja Vetëvendosje.
Shkodran Hoti, zëdhënës i kësaj partie tha për “Gazeta Blic” se atë do ta zgjedhin pasi që të bëhet strukturimi i degës së VV-së në këtë komunë.“Në ditët në vijim pritet që të bëhet strukturimi i degës së Vetëvendosjes në Komunën e Skenderajt dhe pastaj caktohet edhe kandidati, njëherë është herë“, tha Hoti.As Nisma për Kosovën nuk ka zgjedhur ende kandidatin e saj më të cilin do të garojë për kryetar të Skenderajt, në zgjedhejt e sivjetme komunale.
Kështu tha Endrit Shala, sekretar për marrdhënie me publikun në këtë parti.“Është ende herët, të shohimi në ditët në vijim se kë do ta zgjedhim për të garuar në këtë komunë“, tha Shala.E derisa partitë tjera nuk flasin me emëra, AKR-ja e Behgjet Pacollit tashmë ka tri propozime për kandidatë për kryetar të Skenderajt.
Mus Dërvshaj, kryetar i AKR-së dega në Skenderaj, tha se ai dhe dy të tjerë tashmë janë propozuar si kandidatë për të garuar për të parin e kësaj komune.“Tash sa i kemi bërë propozimet, i kemi dergu në qendër tre emra. Unë, Arta Ndreshaj dhe Xhavit Spahiu, janë të propozuarit“, tha ai.I pyetur se kur do të zgjidhe kandidatin e saj kjo parti, Dërvishi u shpreh i bindur se një gjë e tillë do të ndodh në fillim të muajit pirll.
“Javën tjetër sigurisht bëhet zyrtare cili prej nesh do të jetë kandidatë i mundshëm“, ka thënë ai.Kandidatë për kryetar të Skenderajt nuk ka caktuar as Partia e Drejtësisë. Kështu tha Berat Dajaku këshilltar komunal nga radhët e kësaj partie.
“Jo, Partia e Drejtësisë ende nuk e ka caktuar kandidatin, është herët ende“, tha Dajaku.Aktualisht Komuna e Skenderajt drejtohet nga PDK-ja në krye të të cilës është Sami Lushtaku. Kjo parti ka fituar zgjedhjet në këtë komunë që nga paslufta me shumicë të votave.