Në listen e shteteve me korrupsionin më të lartë, Kosova e zë vendin e 84 në botë.
Kështu thuhet në raportin e “Transparency International” për vitin 2022.
Me gjithë përparimin e shënuar, sisitemi gjyqësor po kritikohet për dënimet e ulëta që merren në rastet që kanë të bëjnë me korrupsion.
Vetëm në 10 muajt e fundit, të paktën në tri raste të korrupsionit të profilit të lartë, Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykime liruese.
E gjithë kjo, sipas Lavdim Makshanës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ndodhë për shkak të aktakuzave të dobëta të Prokurorisë.