Site icon PrishtinaPress

“Asnjë hap pas”, Boiken Abazi posa zgjohet nga shtrati në Tiranë, blindohet për ta mbrojtur veriun e Kosovës

Boiken Abazi ka vendosur që mos ta shfrytëzojë për pushim mengjesin e së dielës në Tiranë.

Duket se sapo është zgjuar i është kujtuar menjëherë Kosova, përkatësisht pjesa veriore.

Ndonëse nuk ka shkuar fizikisht në Veriun e Kosovës, Abazi nga Tirana ka bërë thirrje që të mos lëshohet pe në mbrojtje të pjesës veriore.

“Asnjë hap pas”, ka kërkuar Abazi.

Sipas tij, evropianët dhe amerikanët nuk i bëjmë aleatë edhe më të afërt me ne duke ia falur sovranitetin Serbisë.

“Evropianët dhe amerikanët nuk i bëjmë aleatë edhe më të afërt me ne duke ia falur sovranitetin tonë Serbisë, e cila i falet Rusisë”

Tutje, ai shkroi se “në Perëndim shumë politikanë janë kthjelluar prej luftës në Ukrainë, që ka nxjerr në pah fytyrën e vërtetë të Rusisë dhe Serbisë”.

Ndryshe, të shtunën e 5 tetorit, Lista Serbe vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.

Këtë vendim Lista Serbe e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Pas këtij vendimi edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës.

Derisa, kryeministri i vendit, Albin Kurti ftoi qytetarët serbë të Kosovës ta ruajnë qetësinë, paqen e sigurinë, duke thënë se ai nuk është kryeminsitër kundër serbëve, por Beogradi është kundër tij.

Exit mobile version