Site icon PrishtinaPress

Asnjë futbollist si ‘Shera’

Sheremet Isufi, ose siç e njohin publiku si ‘’Shera’’, mbetet i padiskutueshëm me numrin e golave të shënuar në kampionat ku mban rekordin e tij, tani po stërvitë juniorët e klubit futbollistik ‘Trepça’ si dhe është ndihmës trajner te seniorët. Gjatë një interviste për PrishtinaPress.eu, ai thotë se me pasion dhe vullnet bënë punën e trajnerit pasi siç thotë ai, këta kanë mundësi me mbërri larg.

‘’Kam pasion dhe vullnet që t’i stërvis gjeneratat e reja  pasi këta kanë mundësi me mbërri larg në futboll për shkak të kushteve që i kanë dhe mundësive për të luajtur në arenën ndërkombëtare’’, thotë Shera. Ai thotë se ka talent të mirë dhe shpresëdhënës për futbollin kosovarë, duke shtuar që talent ka pasur gjithmonë por koha ishte tjetër dhe mundësitë ishin të limituara. ‘’ Gjeneratat tona shpesh them që kanë qenë më të mira kur paramendojmë se çfarë kushtesh kemi stërvitur dhe kemi luajtur si dhe pas asnjë motiv për të luajtur jashtë Kosove, ndërsa tani janë të gjitha mundësitë’’.

I pyetur se cili nga futbollistë që ai stërvit është më i mirë si ai në kohën e tij, ‘Shera’ duke qeshur përgjigjet duke thënë ‘s’ka asnjë si unë’’. ‘’Thash edhe më herët se ka disa futbollist që spikasin dhe premtojnë shumë, vetëm duhet punë me ta. Psh. Janë vëllezërit Ardian dhe Arbnor Muja  të cilët luajnë në sulme si dhe Ergyn Ahmeti i cili pritet të bëhet ndër mesfushorët më të mirë. Këta tre futbollist janë junior por ka kohë që kanë kaluar në ekipin e parë të Trepçës’’.

Kujtojmë që Sheremet Isufi- Shera, nga gjashtë sezone sa ka luajtur me Prishtinën ka shënuar 55 gola. Nga të gjitha këto realizime, ka 3 het-trika, dhe 10 herë ka shënuar nga dy gola në ndeshje si dhe mban rekordin e tij prej 16-golave në kampionat (2000-01).

Exit mobile version