Site icon PrishtinaPress

Asnjë fjalë për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës, kryeministri gjen kohë për mbështetësin e tij nga ballkoni

Dje në mesditë është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Social Demokrate kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protestues të shumtë ishin mbledhur para Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu për të mbajtur rendin ishin mobilizuar edhe FSK, KFOR-i dhe Policia e Kosovës.

Por kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk doli për asnjë moment të fliste para qytetarëve të brengosur për situatën.

Ishte dikush tjetër që takoi kreun e shtetit.

Avokati Tomë Gashi i cili dje po e shikonte nga ballkoni protestën, sot ka postuar një fotografi me Kurtin.

“Me kryeministri”, shkroi Gashi në Facebook.

Exit mobile version