Dje në mesditë është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Social Demokrate kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Protestues të shumtë ishin mbledhur para Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu për të mbajtur rendin ishin mobilizuar edhe FSK, KFOR-i dhe Policia e Kosovës.
Por kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk doli për asnjë moment të fliste para qytetarëve të brengosur për situatën.
Ishte dikush tjetër që takoi kreun e shtetit.
Avokati Tomë Gashi i cili dje po e shikonte nga ballkoni protestën, sot ka postuar një fotografi me Kurtin.
“Me kryeministri”, shkroi Gashi në Facebook.