Sot në Kosovë ka filluar greva e përgjithshme në sektorin publik. Por të gjithë grevistët po rrezikojnë të mbesin edhe pa rroga. Ministria e Financave ka vendosur qe grevistet të pezullohen nga puna dhe t’iu ndalohen benefitet tjera, përgjatë kohës sa janë pjesë e grevës.
Reagime të shumëta kritikuese ndaj Qeverisë Kurti kanë ardhë nga opozita e edhe nga vetë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i cili paralajmëroi se mund të ketë situata të rënduara.
Por, asnjë reagim nuk erdhi nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Teksa së fundmi në një foto të bërë nga Gazeta10, Osmani është parë duke ndjekur ndeshjen e Ballkanit në zonën VIP, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu.