Interi kualifikohet me vuajtje, pas 120 minutash të komplikuara ndaj Parmës, teksa golat e Lautaros dhe Acerbit çojnë zikaltrit në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.
Titullar në këtë takim ishte edhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, i cili qëndroi në fushë për 120 minuta dhe sipas sajtit “Sofascore”, ishte më i miri i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.
Nga këmbët e mesfushorit kuqezi nisën aksionet e të dy golave të Interit, teksa fillimisht kërkoi Dzekon me një vertikalizim me të majtën dhe më pas nisi Dimarcon me një top perfekt nga një distancë prej rreth 60-70 metrash.
Mesfushori 20-vjeçar ia doli me sukses në testin ndaj Emilianëve dhe tregoi se në këmbët e tij ka cilësi të jashtëzakonshme, që premtojnë shumë për të ardhmen./ss