Site icon PrishtinaPress

“Askush të mos harrojë apo mohojë se çka ndodhi në Reçak”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se janë të vetëdijshëm për përpjekjet që të rishkruhet historia e dokumentuar mirë e Masakrës së Reçakut.

Hovenier foli në ceremoninë përkujtimore të 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut, tha se mohimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vrarëve.

“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të masakrës së Reçakut dhe për të minimizuar apo keqintepretuar faktet rreth këtyrë mizorive, dëshiroj të jem i qartë siç ka thënë presidenti Clinton atëherë dhe e vërtetojmë sërish tani ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës, mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vrarëve dhe e kthen rajonin prapa”, tha ai.

Ai tha se Masakra e Reçakut ishte arsye që ShBA-ja dhe aleatët e NATO-s invervenuan për të mbrojtur civilët e pambrojtur.

“Askush të mos harrojë apo mohojë se çka ndodhi këtu dhe se pse aleatët dhe ShBA-ja intervenuan për të mbrojtur popullin e Kosovës. Në përgjigje të këtyre mizorive SHBA-të në bashkëpunim me aleatët e NATO-s vepruan në mbrojtje të civilëve të pambrojtur. Këto qëllime i përfaqësojnë thellësisht vlerat amerikane dhe perëndimore.Ne besojmë që të gjithë popujt pa dallim etnie apo feje meritojnë të jetojnë në liri”, tha ai.

Exit mobile version