Site icon PrishtinaPress

“Askush nuk do ta bllokojë tjetrin, nëse e bën ka pasoja” – Mesazhi i qartë i O’Brien nga Shkupi

Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka qenë i qartë sa i përket qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Ballkanit e Perëndimor.

O’Brien në tryezën e liderëve të Ballkanit Perëndimor ka theksuar se ShBA-të i mbështesin aspiratat e këtij rajoni për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke theksuar se plani i rritjes i BE-së është më ndryshe se ofertat tjera që kanë qenë më herët, O’Brian foli për lirinë e lëvizjes që do ta kenë shtetet dhe qytetarët e tyre pas këtij plani.

“Ta sqaroj qëndrimin e SHBA. Ne i mbështesim aspiratat prej viti 1996 dhe këtej. Asnjëherë nuk keni qenë më afër. Kurse përparimi na qon edhe më afër arritjes së dobive. Kjo është çështje shprese, ëpr shkak se BE vazhdimisht ka inovacione. Ky plani i rritjes dallon nga ofertat tjera që ishin. Ky thotë ta përfundojmë pjesën apo punë praktike. Çdo shtet duhet ta bëjë punë praktike, kur qytetarët do t’ui ndjenë leverditë… Këtu flasim për liritë që t’i lejojnë njerëzve dhe mallrave të lëvizin lirshëm dhe kjo po ndodh. SHBA e mbështet idenë”, ka thënë O’Brien.

Ai ritheksoi një pikë të parafolësit të tij, drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman, se askush nuk mund të bllokojë tjetrin për avancim drejt BE-së, por, nëse e bën ballafaqohet me pasoja.

“Pika e tretë që e pamendi Gert, është askush nuk do të bllokojë dikë tjetër. Nuk ka të drejtë për veto. Askush nuk do ta pengojë tjetrin për avancim për shkak nuk ka çështje dy paleshe të pazgjidhura. Kush e bën do të ballafaqohet me pasoja. Nëse shtet dëshirojnë të vëzhgojë atëherë qytetarët e ati vendi do të vendosin nëse këta liderë janë të duhur. Dhe jo që u inkurajova në këtë takim , pasi çdo liderë e verë rëndësinë për të avancuar në këtë drejti. Pranuan mendoj që ishte takim me shpresë të madhe dhe punë të mëtutjeshme. Do të shohim se si do të avancojmë…”, shtuar O’Brien.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thënë se për t’u integruar rajoni ekonomikisht dhe të përafrohen qytetarët, duhet të ndërpriten kërcënimet e sigurisë.

Këto deklarata ai i bëri gjatë takimit në Shkup.

“Integrimi më i thellë dhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve, kërkon besim të ndërsjellë e marrëdhënie normale mes shteteve tona, institucioneve e njerëzve tanë. Kjo s’mund të ndodhë nëse liritë për qarkullimin e mallrave shfrytëzohen për t’i lëvizur armët e municionin apo për t’i sponsorizuar sulmet terroriste”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se është kyçe normalizimi i marrëdhënieve bazuar në njohje të ndërsjellë.

“BE-ja paraqet zgjedhje strategjike të lidershipit të një shteti. Është detyra jonë të reformohemi e plotësojmë kushtet, e BE-ja të gjykojë më pas bazuar në merita”, ka thënë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të harrojnë historinë dhe të shohin vetëm ngjyrën e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë të hënën se flamuri më i rëndësishëm është flamuri i BE-së, duke shtuar se për histori “kishim liderë të mjaftueshëm”.

“Të vendosim një rreth politik si mbrëmë, të takohemi rregullisht për shkak se edhe pse jemi entuziastë, jemi ballkanas, e nëse nuk vini për të na ulur bashkë, mund t’i bëjmë punët pisk. Koordinim teknik është shumë i rëndësishëm, ministrat e 6 vendeve të kenë mesazh të qartë ë të harrojmë historinë, të jenë daltonist për historinë, daltonizmi është sëmundje që iu ndalon t’i shihni ngjyra, të harroni cila ngjyrë është flamuri i vendeve tona. Flamuri më i rëndësishëm është flamuri i BE-së, që të realizojmë. Për histori mendoj se kishim liderë të mjaftueshëm, ministrat të mbajnë mend se kemi vetëm një ngjyrë, ajo është ngjyra e flamurit të BE-së”, është shprehur Rama.

Exit mobile version