Agjensia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka caktuar datën e publikimit për rezultatet e procesit të regjistrimit të popullsisë e cila u realizua nga 5 prill deri më 24 maj të 2024.
Në njoftim për media, ASK njofton se konferenca për shpalljen e rezultateve të Regjistrimit të dyte të Popullsisë që nga viti 2011 (ReKos2024) do të bëhet me një konferencë që do të mbahet më 12 korrik të këtij viti.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në Regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit.