1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

ASK, në tre mujorin e tretë u regjistruan 2476 ndërmarrje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2016.
Në tremujorin e tretë të vitit 2016 (TM3 2016) gjithsej janë regjistruar 2476 ndërmarrje. Ndërsa, për periudhën e njëjte, gjithsej janë shuar (çregjistruar) 457 ndërmarrje.
“Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) pati një rritje për 8.4% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2016), pati një rënie prej 11.6% e ndërmarrjeve të regjistruara”, ka njoftuar ASK.

Aktiviteti ekonomik më i preferuar gjatë këtij tremujori ishte tregtia me 21.7% të ndërmarrjeve të regjistruara.
“Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-9 (të punësuar) (mikro) përbën 96.6% të ndërmarrjeve të reja. Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara, në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 24.9%”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img