Në Kosovë aktualisht janë duke kërkuar punë 84 mijë e 661 qytetarë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga kjo shifër 41.094 janë punëkërkuese femra dhe 43.567 meshkuj.
Po ashtu ASK-ja i ka publikuar edhe shifrat e numrit të të punësuarve të regjistruar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), të punësuar me pagë primare janë 355 mijë e 560 persona, ndërsa të punësuar me pagë sekondare 16 mijë e 445 persona./PrishtinaPress/