Site icon PrishtinaPress

ASK: Ka rritje të konsiderueshme e sasisë së mbeturinave industriale në 2022

Rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) 2022 tregojnë se gjithsej sasia e mbeturinave industriale, të gjeneruara në vitin 2022, ishte 3 milionë e 389 mijë e 988 ton, ose 53,1 për qind më e lartë, krahasuar me vitin 2021.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se të dhënat e vitit 2022 tregojnë se sasia më madhe e mbeturinave të gjeneruara sipas sektorëve të industrisë ishte te: sektori D (Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar) me 2 milionë e 795 mijë e 809 ton, ose 120,5 për qind më e lartë, krahasuar me vitin 2021; sektori C (Prodhimtaria) me 335 mijë e 452 ton, ose 3,0 për qind më e lartë, krahasuar me vitin 2021.

“Ndërkaq, gjithsej sasia e mbeturinave të përpunuara ishte 3 390 096 ton, ose 53,2% më e lartë, krahasuar me vitin 2021”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për Anketën e Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2022.

Exit mobile version