Site icon PrishtinaPress

ASK: Bie për mbi 4,300 numri i familjeve përfituese nga skema sociale

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në muajin qershor ka ulje të përfituesve të skemës sociale.

Sipas tyre, 4 313 ose 17,0% familje më pak janë përfituese krahasuar më periudhën e njëjtë me të vitit të kaluar.

“Në muajin qershor 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 131 familje me gjithsej 83 363 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022) që ishin 25 444 familje me gjithsej 100 395 anëtarë, ka një rënie të numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 4 313 ose 17,0%”, thuhet në raportin e ASK-së.

Po ashtu, në muajin qershor 2023, krahasuar me muajin qershor 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (23.6%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (11,0%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,1%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,7%); skema e kompensimeve për personat e verbër (2,2%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (1,7%); skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik (0,3%); dhe skema për veteranët e luftës (0.0%).

Exit mobile version