Zyrtari i Vetëvendosjes në Shqipëri, Hysamedin Feraj, tha se lobistët proserb, jashtë e brenda Kosovës, e dinë që Kosnett i ndërron qëndrimet brenda orës.
Ky reagim i tij erdhi pasi opozita i cilësoj të ashpëra deklaratat e Enver Dugollit kundër shtetit amerikan.
“Lobistët proserb, jashtë e brenda Kosovës, e dinë që z. Kosnett i ndërron qëndrimet brenda orës. Por duhet të dinë gjithashtu që nuk e kanë as pushtetin as motivimin që kishte vetë Grenelli i atëhershëm mbi ambasadorin Kosnett”, ka shkruar Feraj.
Postimi i tij i plotë:
Opozita e Kosovës nuk duron të përmendet sovraniteti i Kosovës!
Nëse kur z. Dugolli përmend sovranitetin e Kosovës, sipas opozitës paska ka aluduar kundër disa deklaratave të fundit të ambasadorit Kosnett, atëherë Dugolli është në përputhje me qëndrimin e shtetit amerikan.
Sovranitetin Kosovës ia ka sjellë dhe ia ka njohur shteti amerikan me aleatët e tij.
Nëse kjo i duhet kujtuar ndonjë amerikani a lobisti serb në SHBA, kur tani ia mohojnë sovranitetin, duhet ta bëjmë për hir të miqësisë dhe mirënjohjes ndaj SHBA-ve.
Gëzimi i grenellistëve, që tek ambasadori Kosnett po përpiqen të gjejnë shpëtimtarin e tyre mbas rënies së Grenellit, duhet t’iu kujtohet që ky besim i tyre është shterp.
Lobistët proserb, jashtë e brenda Kosovës, e dinë që z. Kosnett i ndërron qëndrimet brenda orës. Por duhet të dinë gjithashtu që nuk e kanë as pushtetin as motivimin që kishte vetë Grenelli i atëhershëm mbi ambasadorin Kosnett.
Prandaj, uroj që z. Kosnett ta gëzojë lirinë nga grenellistët, dhe Kosova ta gëzojë sovranitetin deri në bashkim kombëtar!