Site icon PrishtinaPress

Ashpërsohet debati në mes te Lushtakve: Sami Lushtaku ka blerë tokë në luftë me para te popullit

Nuredin Lushtaku ka thënë  se deklaratat e Bekim Jasharit për Sami Lushtakun nuk i sheh si përplasje, por si të vërteta.

“Deklaratat e Bekim Jasharit për Sami Lushtakun i shoh si të vërteta. Samia është e vërtetë që është larguar nga Kosova në vitin 1993, ndërsa është kthyer në vitin 1998 edhe pse mundësitë kanë qenë që të kthehen edhe më herët”, ka thënë Nuredin Lushtaku, në Kanal 10.

Ai ka thënë se Sami Lushtaku është mirë që është kthyer në Kosovë edhe në vitin ’98, ndërsa ka thënë se nuk mund t’ia mohojë askush Samisë të bëmat gjatë luftës, por as nuk mund t’ia mbulojë të këqijat.

Ndryshe, Nuredin Lushtaku ka thënë se është e vërtetë që Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës.

“Është e vërtetë që ka blerë tokë gjatë luftës, kjo ka ndodh pas ofenzivës së shtatorit. Unë nuk e di kujt ka mund t’i shkojë mendja në atë kohë të blejë tokë, kur Drenica dihet se ka qenë mjerim, njerëzit s’kanë pasur strehim”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka thënë se ajo tokë është blerë nga Musë Lushtaku, ndërsa ka thënë se paratë për atë tokë nuk kanë qenë të Samisë e as të familjes, pasi që kanë qenë diku rreth 50 mijë marka.

Exit mobile version