Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – ndonëse ka pretenduar që nga dështimi për futjen në agjendë të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropëse se po punohet për seancë të jashtëzakonshme për anëtarësim të Kosovës në KiE – s’pati shumë për të thënë në një takim me Sekretarin e Përgjithsëm të KiE.
Tha veç se pati “takim të shkëlqyer” dhe se i ka treguar, siç beson ajo, arritjet e ndjeshme të Kosovës në fuqizimin e të drejtave të njeriut,.
“Qytetarët tanë presin të konsolidojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta dhe të përfitojnë nga mekanizmat e mbrojtjes në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Gërvalla.