Jasir Asani është futbollisti më në formë i Kombëtares së Shqipërisë.
Me golat e tij të bukur në ndeshjet e fundit, shkupjani ka ”vjedhur” zemrë e të gjithë tifozëve kuqezi, shkruanIndeksOnline.
Asani sonte ka postur një foto të këpucëve të tij sportive me simbole shqiptare.
Ai ka thënë se do të jetë kuqezi deri në frymën e fundit dhe se po të kishte 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetonte si shqiptar.
”Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi, nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar.”, ka shkruar Asani./IndeksOnline/