Jasir Asani, ka thënë se ëndrra e tij gjithmonë ka qenë që ta dërgojë kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
Ai ka folur edhe rreth vështirësive që ka kaluar gjatë karrierës, e sidomos për pritjen për ta veshur fanellën “Kuq e zi”.
Asani në një intervistë në “Top Channel” tha se do ta jap edhe shpirtin për kombëtaren.
“E kam pritur 7-8 vjet që të jemi pjesë e kombëtares shqiptare. Që në 2016. Dhe i kam thënë babait që një ditë do ta çoj unë bashkë me shokë Do jap shpirtin për Kombëtaren shqiptare”, tha ai.
28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është shndërruar në protagonistët kryesor të skuadrës së Sylvinhos.
Ai me golat e tij spektakolar ndaj Polonisë dhe Çekisë ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave.
Shqipëria është afër të kualifikohet në “EURO 2024” që vitin e ardhshëm mbahet në Gjermani.
Kombëtares i nevojitet edhe një fitore për ta prerë biletën për në Berlin.