Site icon PrishtinaPress

Asamblistja e LDK-së në Kaçanik: E papranueshme tendenca për etiketime, epitete dhe përgjithësime për Kaçanikun

Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Kaçanikut, Ardita Rrahmani, ka reaguar ndaj, siç tha ajo, “tendencave për etiketime, epitete dhe përgjithësimeve” ndaj qytetit të Kaçanikut – kjo pasi u shpalua se një grup që – sipas autoriteteve – mbajnë rrymime ekstremiste; të arrestuar nën dyshime për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Rrahmani vëren se në komentimin e ngjarjes Kaçaniku po projektohet si tërësi i tillë, ndërsa e kundërta është e vërtetë. “Çdo individ mban pergjegjesi per veprimet apo mosveprimet e veta personale”, shkroi ajo.

Postimi i Rrahmanit:

Miq,

Qytetare te Kaçanikut dhe ju nga qytetet e tjera te Republikes se Kosoves.

Tendenca per te e etiketu e pergjithesu Kaçanikun edhe njehere me epitete te ndryshme eshte krejt e papranueshme dhe e rende per nje qytet te vogel por me shume histori nder vite.

Prandaj perbahuni nga gjuha ngase Kaçaniku ka nje emer dhe se qytetaret e saj jane njerez te ndershem e te fjales e mikprites.

Çdo individ mban pergjegjesi per veprimet apo mosveprimet e veta personale.

Une jam shume krenare si te gjithe qytetaret e Kaçanikut per vendin se nga vijme.

Exit mobile version