-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Asamblisti Mujeci që u kap me drogë aktivist i flaktë i VV’së, Kurti në qendër të postimeve të tij

Aktivisti i flaktë e asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci, u arrestua sot në Tiranë nën dyshimin për trafikim të narkotikëve të llojit ekstazi. Që ishte ndër aktivistët më me zë në Prishtinë, e vërteton fakti se Mujeci ishte i 12 më i votuar në listën e VV-së për asamblenë komunale, shkruan Gazeta Express.

E aktivizimin e tij për VV-në nuk kishte se si mos ta bënte publik në “Facebook”. Për të lideri i partisë, Albin Kurti është personifikim i popullit për liri.

“Shqiptarët e Kosovës prej natyrës së tyre janë popull i panënshtrueshëm për nga natyra dhe rebel.  Albin Kurti është personifikim i tyre për liri. Sa ma shumë e sulmoni aq më shumë e ngritni”, pati shkruar ai më 13 korrik të këtij viti.

‘Jena shumë tash 80%. Mos u halitni se ju djegni jo Na!”, ishte postimi tjetër i tij në përkrahje të Qeverisë.

E ditën kur në Kuvendin e Kosovës, pati tensione e përleshje fizike mes deputetëve, Mujeci iu lut Zotit që t’i ruaj policët. E deputetët opozitarë i quajti hijena të ndryra.

“Zoti i rujtë kta policët e rinj që po na e mbrojnë kryeministrin nga hijenat e ndyra”, shkroi ai me 13 korrik.

Po atë ditë, ai dha një paralajmërim se edhe më keq do të bëhet në të ardhmen për opozitën.

“Dojnë mu tranu..Ska pushtet edhe ma keq keni me kalu në të ardhmën. Ka perendu koha e banditëve”, shkroi ai.

“Mos mbetë Shqipnija me mbrojtë kosovaristat.”, ishte një postim tjetër i Mujecit ndaj një zhvillimi politik në qershor të këtij viti.

“Vetëvendosje deri në bashkimin kombëtar! 12 qershor 2005 18 vite Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shkroi ai në përvjetorin e partisë.

Jashtë aktivizmit për VV-në, Mujeci postonte për shembull edhe për Gjykatën Speciale. Ai kërkonte që seancat e gjykimit të mbyllen për publikun.

“Gjykata Speciale duhet ta mbyllë transmetimin e seancave gjatë gjykimit sepse një njërën anë duke i gjykuar krerët e UÇKsë ajo në anën tjetër po hapë konflikt të ri brenda kombit duke nxitur palë të ndryshme në konflikte të cilat kanë për bazë dëshmitë e dyshimta të njerëzve të dyshimtë. Kjo gjykatë nuk ndanë drejtësi, kjo gjykatë krijon përçarje brenda llojit!”, pati thëenë ai.

Ai pati komentuar edhe arrestimin e Salih Mustafës nga Gjykata Speciale.

“Komandant Cali është aç figurë e madhe dhe e lavdishme e UÇKsë sa që shumica e kanë njohur pasi që është arrestuar. Kjo tregon më së miri gjenialitetin dhe madhështinë e tij. Njerëz në hije që si shohim dhe as si njohim por..???”, pati shkruar ai.

“Ndoshta Cali për gjykatën antishqiptare është kriminel i luftës. Por për fëmiun tim edhe për breza të tjerë ai do të jetë hero dhe çlirimtar!”, ishte postimi tjetër i tij për komandant Calin.

E në postime tjera kërkonte liri për të.

Asamblisti i LVV-së, Besnik Mujeci së bashku me katër persona të tjerë u kap në Shqipëri pasi i kishin kaluar nga Kosova në Tiranë, 11 mijë e 300 doza ekstazi.

Policia dha një deklaratë zyrtare për sasinë e sekuestruar të ekstazisë të hënën në mbrëmje në Tiranë.

Sipas policisë bëhet fjalë për 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img