Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur aderimin e ish-asemblistit më të votuar të PDK-së në Gjilan, Riza Abdyli. Ka qenë kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica i cili ka njoftuar për aderimin e Abdylin në AAK.
“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, prej sot i bashkohet më i votuari i PDK-së në këtë Komunë, afaristi i suksesshëm, Riza Abdyli”.
“Abdyli ka qenë fillimisht anëtar i kryesisë së rinisë së PDK-së, dy mandate anëtar i kryesisë së partisë, ndërsa një mandat shef i grupit të këshilltarëve të këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal në Gjilan”, ka njoftuar Gagica.
Ai ka shtuar se qytetarë nga të gjitha profilet po i bashkohen AAK-sê sepse po e konsiderojnë si alternativë e vetme për ta qeverisur Komunën dhe shtetin.
“AAK-së në Gjilan i janë bashkuar një numër i madh kuadro prej kohës kur kjo degë ka pësuar ndryshime në strukturën e saj udhëheqëse”.
“Të rinjë e të moshuar, juristë e ekonomistë, mjekë e afaristë, qytetarë të shumtë nga të gjitha profilet profesionale, po e shohin AAK-n si alternativën e vetme dhe më seriozja për të qeverisur me Komunën e me shtetin”, është shprehur Gagica.