Edhe pse është dita e parë e prezantimit si parti politike, “Alternativa” do të ketë përfaqësues politik në Kuvend Komunal të Mitrovicës.
Ilir Deda prezantoi Nusret Qubrelin themelues të kësaj partie në Mitrovicë, e i cili do të jetë tash e tutje si asamblist i “Alternativës” në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, raporton Veriu.info.
Qubreli në “Alternativë” kaloi nga “Vetëvendosja”, subjekt në të cilin qëndroi vetëm disa muaj, pasi që vitin e kaluar ishte larguar nga AKR-ja.
