-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Asamblisti i VV’së e quan zagar ambasadorin Hovenier

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Armend Begu, mes tjerash në përkrahje të qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti, e ka quajtur “zagar” ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe ambasadorë të tjerë të shteteve të QUINT-it.

Ai këtë deklarim e ka bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’ me disa thënie popullore dhe ka pasuar me “ecim tutje kryeministër”.

““Vendosmëria e përcakton fatin”. “Zagarët lehin, karvani ecë”. “Çudia më e madhe zgjatë tri ditë”. Ecim tutje Kryeministër!”, ka shkruar ai në ‘Facebook’-un e tij.

Ky deklarim i tij erdhi pasi që Kurti pavarësisht kundërshtimeve të shteteve të QUINT-it për hapjen e Urës së Ibrit, përmes një komunikate të Zyrës së Kryeministrit paraqiti qëndrimin pro hapjes së urës. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img