Site icon PrishtinaPress

Asamblisti i VV-së: Policët e angazhuar së fundmi në veri u paguan 2 deri në 3 mijë euro

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi ka deklaruar se një polic i Kosovës i cili ka qenë i angazhuar në veri në periudhën e fundit është paguar 2 mijë deri në 3 mijë euro, kjo sipas tij për shkak të orarit të zgjatur.

Azemi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se policisë mbase nuk ja kanë plotësuar 100% kërkesën për paga, por sipas tij më e rëndësishme është që atyre i është rikthyer dinjiteti.

Ai ndër të tjera ka thënë se secili polic është simbol i mbrojtjes së Republikës.

https://www.facebook.com/eazemii/posts/10226643231441633?ref=embed_post

Exit mobile version