Asamblisti i VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi, ka kritikuar qasjen e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës.
Ai ka treguar arsyen pse ata po e respektojnë Serbinë më shumë se Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo po ndodh për shkak se po i frikësohen Rusisë.
“Ndërkombëtarët nuk e duan Serbinë më shumë se Kosovën. Por e respektojnë Serbinë më shumë se Kosovën, sepse i frikësohen Rusisë. Frikën e tyre e kemi paguar mjaft. Dhe mjaft është mjaft!”, ka shkruar ai.