Site icon PrishtinaPress

Asamblisti i Podujevës pas përplasjes me Bulliqin: Kryetari ishte nën ndikimin e alkoolit, më shumë rri i dehur

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit, duke thënë se shumicën e kohës është nën ndikim të alkoolit.

Pak orë pas lirimit nga arresti për shkak se dyshohet se ka sulmuar fizikisht, Bulliqin, Rrahmani për T7 ka mohuar se diçka e tilla ka ndodhur.

Asamblisti i LDK-së, është shprehur se Bulliqi i ka bërë nën ndikimin e alkoolit, pasi ai, siç tha Rrahmani, më shumë rri i dehur sesa esëll.

Unë mendoj se ka qenë nën ndikim të alkoolit, se video është dhe nuk ka pasur kontakt fizik aty. Ai ka ardhur mbas pauzës në ora 13:00 edhe ai zakonisht pije të preferuar nga mëngjesi deri të shkon në shtëpi e ka birrën dhe rakinë. Edhe ma shumë rrinë i pitë sesa esëll.” – ka deklaruar Rrahmani.

Gjatë ditës së djeshme Rrahmani dhe Bulliqi kanë pasur një përplasje mjaftë të ashpër në Kuvendin Komunal të Podujevës, ku kryetari Bulliqi e kishte ofenduar asamblistin e LDK-së duke e quajtur “pis”.

Exit mobile version