Site icon PrishtinaPress

Asamblisti i LDK-së në Vushtrri: Xhafer Tahiri po synon manipulimin e zgjedhjeve

Asamblisti i LDK-së në Vushtrri, Agron Perquku ka reaguar përmes një postimi në Facebook,  lidhur me zgjedhjet ne nivel qëndror në Vushtrri.

Perquku thotë se Xhafer Tahiri, ka për synim manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, Tahiri së bashku me njerëzit e tij të afërt po organizojnë kuvende të fsheta zgjedhore, transmeton Front Online.

“Pasi u hapen zgjedhjet ne nivel qëndror, njëkohësisht edhe për degën e LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri zgjedh komision zgjedhor të njëanshëm, qëllimi i të cilit është për ti manipuluar zgjedhjet në degën e LDK-së në Vushtrri. Xhafer Tahiri, përmes komisionit të zgjedhur nga vet ai me njerëzit e afërt të tij në krye me Adnan Lahun, po organizojnë kuvende të fshehta zgjedhore, duke përcaktuar datat e mbajtjes së zgjedhjeve, por jo edhe vendet e tyre”, ka shkruar Perquku.

Postimi i plotë:

“Reagim Publik!

Pasi u hapen zgjedhjet ne nivel qëndror, njëkohësisht edhe për degën e LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri zgjedh komision zgjedhor të njëanshëm, qëllimi i të cilit është për ti manipuluar zgjedhjet në degën e LDK-së në Vushtrri.
Xhafer Tahiri, përmes komisionit të zgjedhur nga vet ai me njerëzit e afërt të tij në krye me Adnan Lahun, po organizojnë kuvende të fshehta zgjedhore, duke përcaktuar datat e mbajtjes së zgjedhjeve, por jo edhe vendet e tyre.
Xhafer Tahiri nga frika e humbjes së zgjedhjeve të degës është duke e manipuluar tërë procesin zgjedhor.
Shumica e antarëve të kryesisë kanë reaguar, kanë shkuar në seli qëndrore të LDK-së, për të kërkuar që zgjedhjet të mbahen në mënyrë të rregullt dhe transparente, por nuk kanë hasur në mirëkuptim!
Ata kanë hasur në Gazmend Muhaxherin, i cili bashkërisht me Xhafer Tahirin jane angazhuar për të manipuluar procesin zgjedhor në Vushtrri.
I bëjmë thirrje kryetarit Lumir Abdixhiku që të ndalojë këtë mënyrë të zgjedhjeve në Vushtrri dhe të organizojë zgjedhje të lira, demokratike e transparente ashtu siç i ka hije LDK-së.”
Exit mobile version