13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Asamblisti i AKR-së, Agron Kajtazi kalon në PDK

Agron Kajtazi i cili deri sot ka qenë asamblist i AKR-së, ka kaluar në radhët e PDK-së

Asamblisti i AKR-së,  në Komunën e Skenderajt, Agron Kajtazi, sot ka kaluar në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan PrishtinaPress.eu.

Kajtazi përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka treguar se nga sot, siç ka thënë ai ‘po rikthehem nē Partinë Demokratike të Kosovës ku do të vazhdoj aktivitetin tim politik aty ku e kam filluar vite më parë’.

Tutje Kjatazi ka thënë se adresa e vetme politike e Drenicës vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës.

Gjithashtu ai ka felënderuar nënkryetarin e PDK-së Haredin Kuqi, deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu dhe gjithë të tjerët në PDK, siç ka thë ai, për mikpritjen.

Postimi i plotë:

Tē nderuar miq, si asambleist i Kuvendit Komunal të Skenderaj ju njoftoj se nga sot nga AKR rikthehem nē Partinë Demokratike të Kosovës ku do të vazhdoj aktivitetin tim politik aty ku e kam filluar vite më parë.
Ri-konfirmoj se adresa e vetme politike e Drenicës vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës.
Falenderoj nënkryetarin Prof. Haredin Kuqi, deputetin Bekim Haxhiu dhe të gjithë të tjerët në PDK për mikpritjen.
Unë do të vazhdoj të jem po ai i njejti, zëri i juaj vetëm se tani nga një shtëpi me e madhe politike PDK.
Me respekt, 
Agron Kajtazi/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img