Asamblisti i AAK-së në Pejë, Labinot Panxha ka treguar se ai bashkë me disa anëtarë të tjerë të Kuvendit Komunal nuk janë përfshirë në të drejtën e pagës, raporton Sinjali.
Panxha akuzon qeverinë se ka bërë shkelje në kuadër të listës së pagave.
Tutje ai thotë se për shkeljet që i ka bërë dhe po i bën pushteti lokal dhe ai qendror, Panxha bashkë me kolegët e tij ka ushtruar padi ndaj Kuvendit Komunal në Pejë në muajin gusht të vitit 2023 pranë Gjykatës Themelorë në Pejë.