1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Asambleja e Francës i përgjigjet Reçicës: Nuk ka dimension politik rasti Haradinaj

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, pasi i ka dërguar pyetje kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë e Përgjithshme të Francës, Elisabeth Guignou, për rastin Haradinaj, kjo e fundit është përgjigjur se ndalimi i tij nuk ka dimension politik

Elisabeth Guigou, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, është përgjigjur përmes komunikimit diplomatik, lidhur me shqetësimin e Kosovës lidhur me ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Kryesuesja e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, Elisabeth Guigou e ka siguruar Kosovën se ndalimi i Ramush Haradinaj nuk ka asnjë dimension politik.

Kryetari KPJ-së në Kuvendin e Kosovës Elmi Reçices në kërkesën e tij dërguar kryetares Guigou, tha se “Duke qenë thellësisht i bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e Ramush Haradinaj lidhur me rolin e tij në Luftën Çlirimtare, mbi këtë bazë presim që të korrigjohet ky gabim dhe besojmë që sa më shpejtë autoritetet e drejtësisë franceze do të nxjerrin një vendim meritor për lirimin e ish Kryeministrit Haradinaj”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img