0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Asambleistja e PDK-së në Rahovec, i bashkohet AAK-së

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se sot AAK-së i është bashkuar Floridë Bajraktari, e cila deri më sot ishte pjesë e PDK-së.

Latifi i ka uruar mirëseardhje Bajraktarit në partinë e tij, duke theksuar se me vizionin e Aleancës, do të bëjnë shumë punë të mira.

“Floridë Bajraktari, me profesion master në ekonomi, e angazhuar për një periudhë të gjatë si një aktiviste e vlerësuar për shërbim ndaj interesave të qytetarëve, e zgjedhur prej tyre 3 herë anëtare (asambleiste) e Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e PDK-së, e nga sot është pjesë e AAK-së.

Përkushtimi i madh dhe rezultatet tona konkrete dhe të vazhdueshme në qeverisje komunale, rrisin dhe forcojnë besimin te çdo qytetar e aktivist që është i përcaktuar t’i shërbejë interesit të përgjithshëm publik.

Floridë, mirë se erdhe në AAK, në vizionin tonë të qartë. Së bashku t’i japim edhe më shumë qytetarëve tanë dhe vendit tonë!

Faleminderit për besimin!

Na priftë mbarë e për suksese të reja”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img