Site icon PrishtinaPress

Asambleisti i Vetëvendosjes në Rahovec kalon në AAK

Sinan Kryeziu, deri së fundmi asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec, ka ndërruar subjekt politik duke aderuar në AAK.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Sinan Kryeziu, master i juridikut, drejtimi Kushtetues Administrativ, i angazhuar si një aktivist në shërbim të qytetarëve, i zgjedhur prej tyre anëtar (asamblist) i Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e grupit të këshilltarëve nga VV, e nga sot është pjesë e AAK-së”, thuhet në njoftimin e Latifit në Facebook.

“Përkushtimi i madh dhe rezultatet tona konkrete dhe të vazhdueshme në qeverisje komunale, rrisin dhe forcojnë besimin te çdo qytetar e aktivist që është i përcaktuar t’i shërbejë interesit të përgjithshëm publik”, thuhet tutje.

Postimi i plotë:

Exit mobile version