Diçka e tillë është e kuptueshme, duke ditur që në “Loro Boriçi” kundërshtari i radhës për kuqezinjtë do të jetë skuadra ish-kampionia e Evropës dhe e botës.
Këtë gjë, gazeta “Panorama Sport” e ka konfirmuar nga njëri prej drejtuesve të institucionit të futbollit në vend.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, shkurtimisht për gazetën ka deklaruar “Për ndeshjen me Spanjën nuk ka më asnjë biletë në shitje”.
Kujtojmë se takimi zhvillohet më nëntë tetor në kuadër të eliminatoreve për botërorin e vitit 2018, i cili do të zhvillohet në Rusi.