-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“As për 2 mijë euro s’rri në Kosovë”, Koci rrëfen bisedën me të riun që punon si kamarier

Avokati, Arianit Koci, ka rrëfyer një ngjarje me një kamerier, i cili i rrëfeu atij se do të largohet nga Kosova.

Në një postim në Facebook, Koci rrëfen se si i njëjti është i diplomuar në fakultet e sportist.

“Fakultetin e kryer, sportist, i ndershëm, është aset për çdo kompani. I lumi ai që e merr si punëtor”, shkruan Koci.

Avokati më tutje rrëfen se si e pyet personin në fjalë “se a do të qëndroje në Kosovë për një rrogë 2 mijë euro”.

Por, i njëjti, sipas asaj që shpjegon Koci, nuk e ka çështjen veç tek paratë, por “edhe te mentaliteti”.

Postimi i plotë:

“Rasti i pari kur vjen, ika prej Kosovës” – po më thotë kamarieri në një kafene ku e pi kafën e mëngjesit.

Fakultetin e kryer, sportist, i ndërshëm, është aset për çdo kompani. I lumi ai që e merr si punëtor.

“Sa kishte me qenë rroga për të cilën ti e kishe ndrru mendjen me mbetë në Kosovë?” – po i them. “2000 euro?”

“Jo avokat. As për 2000 euro nuk rri. Po du me shku jashtë e me e provu fatin. Nuk është krejt veç puna te paret. Nuk po di me e spjegu, ama nuk po më pëlqen ambienti këtu; mentaliteti” – u përgjigj me një dozë mllefi të përzier me keqardhje.

2.

Dikush shkon, dikush kthehet, e ne që mbesim duhet me u përgatitë me funksionu në çdo rrethanë.

Shkuarja e të rinjëve nuk është e lidhur veç me rrogat e vogla.

Në anën tjetër, duhet me qenë real: nuk jemi Zvicër. Rrogat nuk mundemi me i rritë në 2000 apo 3000 euro, edhe për shumë vite.

Prandaj, duhet me e shiqu me pozitivitet dyndjen e supozuar të të rinjëve.

Edhe me u përgatitë për një fazë të re në ekonominë kosovare. Thjesht, me iu përshtatë rrethanave të reja.

Natyrisht, gjithmonë ka zgjidhje!.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img