Përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.
Të përfshirë kanë qenë deputetët Enver Haliti e deputeti Ardian Kastrati.
Haliti e kritikoi Kastratin për një fotografi me dele që e publikoi në Kuvend. Kësaj iu përgjigj Kastrati.
“Nuk bëj replikë me kësi njerëz që nuk i njeh as mahalla e vet. A di kush është ky deputeti? Ka magjistraturë në Graz ti 2 mijë vjet jetë me i pas nuk shkel, magjistër në Strasburg, 5 mijë vjet ymër me i pas nuk mundesh kurrë. Edhe qato 20 fjalë që po i flet, kur po i transmeton me shumë gabime. Me mbyt pak monotoninë se masdite e spo rrihet”, tha Kastrati, raporton Nacionale.
E Haliti la të kuptohet se Kastrati ka probleme mendore.
“Ka shumë probleme ky djali. Duhet një termin dikund”, tha Enver Haliti.