4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e di datën e hapjes së Urës së Ibrit 

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pos ushtarëve të KFOR-it, të shtunën është patrulluar edhe nga pjesëtarë të EULEX-it.

Ata janë parë duke qëndruar kah ana e veriut, përtej pengesave të betonit që bllokojnë qarkullimin e automjeteve.

Kurse në anën e jugut, përgatitjet për hapjen e urës kanë përfunduar. Por ajo që nuk dihet akoma është data e hapjes së saj.

Këtë informatë nuk e ka as komuna e Mitrovicës së Veriut, kuvendi i së cilës muaj më parë mori vendimin për hapjen e urës.

“Definitivisht jo, gati është bërë një vit kur e kemi kryer atë obligim kushtetues, qytetar dhe për qytetin si shenjë dhe i kemi paraprirë disa proceseve”, ka thënë Skënder Sadiku – Zv. kryesues i KK në Mitrovicën Veriore për Dukagjinin.

Javën e kaluar përfunduan inspektimet e kësaj ure për të parë stabilitetin e saj, dhe rezultatet preliminare të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës, tregojnë se ura është është funksionale.

Por hapjen e urës po e kundërshtojnë ashpër shtetet e QUINT-it dhe BE-ja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se ka rrezik për kërcënim të sigurisë, derisa Brukseli kërkon që për hapjen e urës Kosova të diskutoj me Serbinë në kuadër të dialogu. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img