14.9 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

AS: Barcelona e bindur se Dembele ka nënshkruar me klubin e madh evropian

Ousmane Dembele pritet të largohet nga Barcelona në fund të edicionit, kur edhe i skadon kontrata.

Sipas burimeve pranë Barçës, lojtari është shumë pranë PSG-së dhe madje janë të sigurt se tashmë ka nënshkruar kontratë me klubin pairisien, raporton AS.

Dembele nuk pranoi ulje page dhe kësisoj do të largohet gjatë afatit kalimtar veror, shkruan Gazeta Express. 

Sjellja profesionale e Dembélé dhe shtatë asistimet në pesë ndeshjet e fundit, mënyra e festimit të fitoreve dhe angazhimi i tij në grup, kanë bërë të mundur të mendohet se negociatat për rinovimin e tij do të rihapen. 

Por Barcelona është pesimiste. Aq sa përçon atë ndjenjë dhe njëfarë sigurie në të cilën lojtari do të përfundojë te PSG, ku do të jetë zëvendësuesi i Mbappe-s. Por nga Parisi nuk merret si e mirëqenë.

Dembélé ndihet rehat dhe shumë i respektuar nga Xavi, i cili e ka përmirësuar atë. 

Lojtari pohon në dhomat e zhveshjes se nuk ka nënshkruar asgjë me asnjë klub dhe, për më tepër, se do të ishte i gatshëm të pranonte një ulje të pagës së tij për të vazhduar si lojtar i Barçës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img