2500 euro është vlera e dëmeve që një ari i shkaktoi bletarit Ilmi Metolli nga Mareci i komunës së Prishtinës, të cilët ia hëngri mjaltin e bletëve e më pas i theu 15 koshere të tyre.
Bletari nga ky fshat malor i kryeqytetit u ankua se ariu i ka dëmtuar edhe hidroforin e pemët e mbjella.
Ndërsa, drejtori i bujqësisë në komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci i tha Klan Kosovës se ky institucion nuk ka fond për kompensimin e dëmeve, andaj Metolli ka vendosë që në ditët në vazhdim të kërkojnë ndihmë nga institucionet tjera përkatëse, AUVK e Ministria e Bujqësisë.