Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “LOS40 Music Awards 2022” që u zhvillua në qendrën WiZink në Madrid, Spanjë.
Në mesin e shumë emrave të njohur që morën pjesë dhe ishin gjithashtu të nominuar në disa kategori ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max.
Përveç kësaj, artistja 28-vjeçare rrëmbeu edhe dy çmime për këngët e saj, “Artistja ndërkombëtare e vitit” dhe për “videon më të mirë të vitit”.
Edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila nuk ishte e pranishëm në event u shpërblye me çmimin “Artistja më e mirë në koncert”.
Ndërkohë, Ava, emri i plotë i të cilës është Amanda Koci në ceremoni dukej magjepsëse e veshur me një fustan të zi saten dhe të gjatë.
Këngëtarja kompletoi pamjen me dy zinxhirë të gjatë që kishin të lidhur varëse kryq dhe i binin sipër dekoltesë.
Me një makijazh të theksuar, buzë të kuqe dhe flokët bionde që i la të sipër shpatullave, krijuesja e hitit “So Am I” rrëmbeu vëmendje.
Emra të tjetër të njohur rrëmbyen çmime ishin: Rosalia, David Guetta, Becky Hill, Shakira, Harry Styles, Dani Fernandez.
Lista e plotë e fituese në “LOS40 Music Awards 2022”:
Kategoria: Spanjë
Artisti ose grupi më i mirë: Dani Fernández
Artisti ose grupi më i mirë i ri: Leo Rizzi
Albumi më i mirë: Motomami nga Rosalía
Kënga më e mirë: “Música Ligera” nga Ana Mena
Videoja më e mirë muzikore: “360” nga Marc Seguí
Artistja ose grupi më i mirë në koncert: Lola Índigo
Bashkëpunimi më i mirë: “Formentera” nga Aitana & Nicki Nicole
Artisti ose grupi më i mirë urban: Maikel de la Calle
Festivali, turneu ose koncerti më i mirë: Motomami World Tour nga Rosalía
Artisti ‘Del 40 al 1’: Chanel
Kategoria ndërkombëtare:
Artisti ose grupi më i mirë: Ava Max
Artisti ose grupi më i mirë i ri: Yungblud
Albumi më i mirë: Harry’s House nga Harry Styles
Kënga më e mirë: “Enemy” nga Imagine Dragons
Videoja më e mirë muzikore: “Maybe You’re the Problem” nga Ava Max
Artistja apo grupi më i mirë në koncert: Dua Lipa
Bashkëpunimi më i mirë: “Crazy What Love Can Do” nga David Guetta, Becky Hill dhe Ella Henderson
Artisti ose producenti më i mirë i kërcimit: David Guetta
Kategoria latinët në botë:
Artisti ose grupi më i mirë: Anitta
Artisti ose grupi më i mirë i ri: Tiago PZK
Albumi më i mirë: Dharma nga Sebastián Yatra
Kënga më e mirë: “La Bachata” nga Manuel Turizo
Videoklipi më i mirë: “Te Felicito” nga Shakira & Rauw Alejandro
Artistja ose grupi më i mirë në koncert: María Becerra
Bashkëpunimi më i mirë: “París” nga Morat & Duki
Artisti ose producenti më i mirë urban: Bizarrap
Festivali, turneu ose koncerti më i mirë: De Adentro Pa Afuera Tour nga Camilo /Telegrafi/