Site icon PrishtinaPress

Arteta mohon lajmet për largim

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka mohuar kategorikisht spekulimet që do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.

Ishte gazeta spanjolle Sport që raportoi dje se Arteta do të japë dorëheqje nga Topçinjtë.

“Lajme totalisht të rreme. Nuk e di se prej kah kanë dalë. Janë totalisht të pavërteta”, ka thënë Arteta për mediat.

“Jam njëmend i nervozuar. Nuk mund ta besoja. Asnjë burim, asgjë. Ju duhet të jeni të kujdesshëm kur flisni për gjëra personale”.

Exit mobile version