Mikel Arteta ka komentuar për herë të parë largimin e mundshëm të Granit Xhakës.
Trajneri i Arsenalit ka thënë se Xhaka është figurë e respektuar në klub.
“Ai është një figurë tepër e respektuar në klub. Ai ka një histori të mrekullueshme rreth tij. Çfarëdo që të ndodhë, është diçka që do ta diskutojmë”, u shpreh Arteta. Mediat gjermane raportojnë se marrëveshja me Leverkusenin është e kryer dhe së shpejti pritet të vije konfirmimi zyrtar.