Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të Evropës Juglindore do të jenë pjesë e ekspozitës “First Kings Of Europe”, që organizohet nga një prej muzeve më të mëdha në ShBA, “Field Museum of Natural History”, në Çikago.
Katër artefakte nga Muzeu Kombëtar i Kosovës do të prezantohen në ekspozitën që do të hapet më 31 mars në ShBA dhe do të vazhdojë edhe në Kanada, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“First Kings of Europe” bën bashkë punën dhe tregimet e 26 muzeve dhe 11 vendeve të Evropës Juglindore.
Ekspozita ka si temë kryesore periudhën e formimit të elitave sociale dhe politike gjatë prehistorisë së vonë në Ballkan, nga komunitetet bujqësore të periudhës së Neolitit, tek elitat e konsoliduara të fundit të periudhës së Hekurit./PrishtinaPress/