Artan Mustafa, studiues i shkencës politike, ka folur në T7, të mërkurën, për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se nëse një gjë e tillë implementohet, atëherë do të ishte “autonomia më e madhe në Evropë”.
Mustafa thotë se draft-stauti ka elemente të krijimit të një autonomie territoriale, funksionale e kulturore.
“Në esencë është krijimi i një etniteti në Kosovë, autonomia. Ashtu si unë e lexoj ka elemente të autonomisë territoriale, funksionale, kulturore e personale. Bëhet fjalë për një tendencë për me kriju një etnitet që është bazë e vullnetit të popullatës serbe dhe përfaqësimit të tyre simbolike. Brenda kësaj kornize që po flitet kjo do të ishte autonomia më e madhe në Evropë” ka thënë ai.
Më tuje, ai thotë se në Evropë ka autonomi ose federata, por thotë se janë shtete të konsoliduara.
Sipas tij, nëse Kosova nuk merr njohjen e pesë vendeve të Bashkimit Evropian si dhe normalizimin me Serbinë, atëherë kjo nuk do të ishte zgjidhje.
Shumica e shteteve demokratike të konsolidune kanë autonomi ose feudalizëm, kështu i kanë rregullu problemet etnike”, ka thënë ai.
”Nga perspektiva e përëndimit ata e shohin pozitive faktin që Qeveria ka legjimitet popullor, njëjtë si ajo e Serbisë. Për këtë ata po e shohin këtë moment për zbatim konkret”, ka deklaruar Mustafa.